Ardon Jashari zbarkoi mbrëmë në Milano pas arritjes së marrëveshjes mes Club Brugge dhe Milanit për transferimin e tij në “San Siro”.

Ylli shqiptar mbërriti në qytetin e modës rreth orës 23:00, ndërsa u prit nga gazetarët dhe nga disa tifozë Kuqezi, të cilët i dhanë kurajë që nga momentet e para.

“Shumë i lumtur, shumë i lumtur”, ishin fjalët e para të Jasharit në Milano, teksa “Rossoneri” e fituan betejën dymuajshe për ta sjell atë në ekip.

23 vjeçari thuhet se i ka kushtuar Milanit në total 39 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Ai do t’ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore në mëngjesin e sotëm, ndërsa më pas pritet ta nënshkruajë kontratën pesëvjeçare me gjigantin italian, derisa rroga e tij vjetore pritet të jetë 2,5 milionë euro.

Milani ishte një ëndërr e Jasharit që nga vegjëlia, ndërsa refuzoi oferta nga klube të njohura vetëm e vetëm për të përfunduar në “San Siro”./Express

Fjalët e para të Ardon Jasharit pasi zbarkoi në Milano / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version