Fizioterapisti i futbollisti të Liverpool, Diogo Jotas ka zbuluar orët e fundit të futbollistit.
Miguel Goncalves tha se kishte punuar me Jotan vetëm pesë orë para aksidentit vdekjeprurës, pasi ai pësoi një problem pak të njohur, të quajtur pneumotoraks, ose kolaps i mushkërive.
Goncalves, i cili punon në Spitalin Sao Joao, në Porto, tha se e kishte parë për herë të fundit Jotan në kohën e darkës, rreth orës 8:30 të mbrëmjes, dhe se planifikonin të ngisnin makinën natën sepse ishte më freskët. Ai mohoi fuqimisht thashethemet se ata kishin qenë duke festuar, duke e quajtur pacientin e tij një “profesionist të pakrahasueshëm”.
Fizioterapisti tha më tej se ishte “i emocionuar, i sigurt në rikuperimin e tij dhe entuziast”, për sezonin e ardhshëm.
“I thash mirupafshim atij dhe vëllait të tij, Andre rreth orës 8:30 të mbrëmjes. Vëllai i tij ishte një shok i shkëlqyer dhe vendosi të shkonte me të, ta shoqëronte në udhëtim, dhe në këtë mënyrë ata do të kalonin më shumë kohë së bashku”, tha Goncalves për Record.
Ai e kishte përballuar me guxim gjendjen e tij, duke rrezikuar ta përkeqësonte atë duke vonuar operacionin nga maji deri pas fitores së Portugalisë në Ligën e Kombeve kundër Spanjës në fillim të këtij muaji,.
Sulmuesi dhe vëllai i tij më i vogël, Andre po udhëtonin nëpër Spanjën veriore me Lamborghini Huracan të tij të gjelbër kur ndodhi tragjedia.
Funerali i tij do të fillojë nesër, me përkujtimin që do të zhvillohet në Sao Cosme në orën 3 pasdite.
Jota dhe vëllai i tij ishin duke udhëtuar për të marrë një traget për t’u kthyer në Angli, pasi ai u paralajmërua se fluturimi do të ishte një rrezik për shëndetin e tij. Një shërbim i Brittany Ferries nga qyteti port i Santander për në Plymouth u nis në orën 4 pasdite sot, duke mbërritur në Devon në orën 11:15 të mëngjesit të premten.
Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon orët e fundit të futbollistit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.