
Sonte në mbrëmje të gjithë tifozët kuqezinj do të jenë me sytë nga Dusseldorfi, aty ku do të luhet dueli Shqipëri-Spanjë.
Të gjithë shqiptarët presin një fitore e cila do ti jepte mundësinë Kombëtares sonë për tu kualifikuar në fazën tjetër.
Parashikime të shumta janë bërë për këtë sfidë, por ai i një mace është bërë virale në rrjet.
Në një tavolinë janë të vendosur tre enë qelqi me kokrra, ku në të tria shkruhet: Shqipëri, Barazim, Spanjë. Macja e zezë me pulla të bardha shkon dhe ha tek ena e qelqit me emrin e Shqipërisë, duke parashikuar se do të fitojë kundër iberikëve.
VIDEO
“Fiton Shqipëria”, parashikimi i maces së zezë bëhet viral në rrjet / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.