
Hoffenheimi e ka nisur me fitore edicionin e ri të garave 2025/2026 në elitën e futbollit gjerman.
Ata ia dolën që të triumfojnë me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim ndaj Bayer Leverkusenit.
Vendimtar për këtë fitore të mysafirëve ishte sulmuesi kosovar Fisnik Asllani, i cili kontribuoi në të dy golat.
Fillimisht ai realizoi vet në minutën e 25-të të takimit për të barazuar shifrat në 1-1.
Më pas, ai asistoi tek goli që përmbysi gjithçka, i shënuar nga Tim Lemperle në minutën e 52-të për 2-1.
Për këtë paraqitje, Asllani u vlerësua me notën 7.8 nga Sofascore, që ishte më e larta në këtë ndeshje.
Përveç golit dhe asistimit, Asllani pati edhe 14 pasime të kompletuara, dy pasime kyçe si dhe dy duele të fituara.
Javën e ardhshme Asllani me shokë do të jenë nikoqir të Eintracht Frankfurtit në kuadër të javës së dytë në Bundesliga.
Fisnik Asllani shkëlqen në debutimin e tij në Bundesligë, shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.