
Adana Demirspor i detyrohet plot 450 mijë euro futbollistit Arbër Zenelit. Ky i fundit ka fituar gjyqin në FIFA për mungesën e pagave.
Zeneli qëndroi si futbollist i Adana Demirspor deri në vitin 2023, një eksperiencë që zgjati vetëm katër muaj.
Më pas, futbollisti vendosi të ndërpresë kontratën për shkak të mungesës së pagës.
Zeneli e fitoi gjyqin, teksa kujtojmë se prej marsit të vitit të kaluar është pjesë e Elfsborg në Suedi.
FIFA i jep të drejtë futbollistit të Kosovës, klubi turk i detyrohet 450 mijë euro / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.