minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
FFK ankohet në CAS për vendimin e ndeshjes Rumani-Kosovë - Shqiperia.info

FFK ka njoftuar para pak çasteve se është ankuar edhe zyrtarisht në CAS për vendimin e ballafaqimit Rumani – Kosovë.

Kujtojmë se muajin e kaluar, ndeshja Rumani – Kosovë u ndërpre pas thirrjeve raciste të tifozëve rumunë – ku më pas lojtarët e Kosovës lëshuan fushën. Ndeshja nuk vazhdoi, teksa disa ditë më vonë, UEFA mori vendim për fitoren e Rumanisë me rezultatin 3-0.

Më poshtë keni njoftimin e FFK për ankesën në CAS në lidhje me ndeshjen:

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opionionin publik se në afatin e përcaktuar kohor, ka proceduar në CAS (Court of Arbitration of Sport) ankesën ndaj vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Rumani- Kosovë, të datës 15.11.2024.

FFK-ja, përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesish nga Zvicra dhe Gjermania, për t’ u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar.
Federata e Futbollit e Kosovës shpreh besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor”, shkruhet në njoftim.

FFK ankohet në CAS për vendimin e ndeshjes Rumani-Kosovë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version