minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Federata e Serbisë: Nëse UEFA nuk dënon kroatët dhe shqiptarët, ne nuk do luajmë në Euro 2024 - Shqiperia.info

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Shqipërisë barazuan 2:2 në ndeshjen e raundit të dytë në fazën e grupeve të Euro 2024.

Në tribunat e stadiumit të Hamburgut ishin të pranishëm pothuajse 57 mijë tifozë.

Dy tifo-grupet kaluan shumë mirë së bashku, duke kënduar e kërcyer.

Serbët po pretendojnë se nga të dy palët pati thirrje: “Vrite serbin”.

E kjo ka qenë arsyeja pse Federata e Futbollit të Serbisë ka bërë një reagim në UEFA. Madje ata kanë kërcënuar me mos-pjesëmarrje të vazhdueshme në Euro 2024, raportojnë mediat atje.

“FFS do të kërkojë masa më të rrepta nga UEFA edhe me koston e mos vazhdimit të garës. Kjo është skandaloze dhe ne nuk duam të ndodhë më”, tha sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë.

Kujtojmë që UEFA dje gjatë ditës publikoi vendimin se ka gjobitur Serbinë me 15 mijë euro për shkak të parullave raciste.

Federata e Serbisë: Nëse UEFA nuk dënon kroatët dhe shqiptarët, ne nuk do luajmë në Euro 2024 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version