
Gjatë fundjavës u zhvillua ndeshja Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Në “Air Albania”, ndeshja u mbyll me barazim pa gola 0-0, ku kishin pasur të dyja raste të shumta, me kombëtaren e cila humbi edhe një penallti.
Por Federata e Serbisë doli me një deklaratë, duke u viktimizuar për pritjen nga tifozët shqiptarë në stadium, por kishin pasur fjalë të mira për FSHF-në dhe presidentin e saj, Armand Dukën.
“Futbolli e ka pësuar humbjen më të rëndë në shkallët e stadiumit kombëtar në Tiranë, por para se t’iu tregojmë të vertetën e hidhur me te cilën lojtarët tanë janë përballur në fushë, duam të përmendim faktin se komplet ekspedita jonë nga minuta e parë e deri tek ajo e fundit e qëndrimit ne Shqipëri ka marrë pritje të jashtëzakonshme nga Armando Duka dhe FSHF. Qysh nga arritja në aeroport e deri tek momenti i largimit, kemi ndjer rrespekt dhe vëmendje”.
Shqipëria, ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë ndaj Letonisë, nesër në “Skonto Stadium” të Rigës, në orën 20:45.
Federata e Futbollit serb e falënderon Armand Dukën për mikpritje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.