Federata e Basketbollit në Karrocë e Kosovës ka realizuar një aktivitet të veçantë sportiv në zemër të Prishtinës, duke bashkuar tifozë dhe përkrahës të sportit në një atmosferë plot energji dhe emocion. Aktiviteti, i cili u prit me entuziazëm nga qytetarët, kishte për qëllim promovimin e përfshirjes dhe fuqizimin e komunitetit përmes sportit.

FBKK ka shprehur një falënderim të veçantë për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe kryetarin e saj, z. Arben Fetahu, për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e sinqertë.

“Ky moment nuk ishte vetëm sport – ishte emocion, ishte përfshirje, ishte fuqizim përmes basketbollit,” thuhet në reagimin e FBKK-së në rrjetet sociale. Organizatorët theksojnë se aktivitete të tilla i japin zë komunitetit dhe forcojnë mesazhin për një sport pa barriera dhe të qasshëm për të gjithë.

Federata e Basketbollit në Karrocë organizon aktivitet: Sporti që bashkon pa barriera / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version