Kryetrajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka thënë se është lodhur nga pyetjet e mërzitshme dhe të përsëritura për zëvendësimin e Kylian Mbappes gjatë ndeshjeve.

Qëkur 24-vjeçari ka njoftuar klubin se do të largohet në fund të sezonit, ai është zëvendësuar disa herë nga Enrique.

Nga 30 shtatori deri më 2 shkurt, ai nuk ka munguar për asnjë minutë në ndeshjet e ligës, mirëpo tani ka luajtur plotësisht vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të PSG-së.

Enrique më parë ka thënë se PSG-ja duhet të mësohet të luajë futboll pa Mbappen, duke paralajmëruar se vendimi i sulmuesit për largim është duke luajtur rol në zëvendësimet e tij.

“Njerëzit nuk pajtohen me vendimet e mia? Nuk mërzitem. Është e njëjta muzikë çdo javë… është e mërzitshme”, ka thënë Enrique. “Jam menaxheri. Çdo javë marr vendime. E bëj më të mirën për PSG-në. Do ta bëjë deri në ditën time të fundit në Paris”.

Enrique i lodhur nga pyetjet për zëvendësimin e Mbappes / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version