minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Empoli “bllokon” Juventusin, Ardian Ismajli vlerësohet si një prej më të mirëve të ndeshjes - Shqiperia.info

Ardian Ismajli ishte thuajse i pagabueshëm në ndeshjen e sotme mes Empolit të tij dhe Juventusit që pretendon për titullin kampion në Serinë A.

Mbrojtësi shqiptar bllokoi në të gjitha mënyrat Dushan Vlahoviç, duke mos e lejuar këtë të fundit të tregonte aftësitë para portës. Ndërhyrjet e njëpasnjëshme të Ismajlit dhe bllokimet e tij ishin pjesë e meritës që kishte prapavija e Empolit teksa mbylli ndeshjen me barazimin pa gola.

Ismajli u vlerësua me notën 7,5 nga “SOFASCORE” për këtë duel, duke qenë lojtari më i mirë në fushën e lojës sa i përket paraqitjes së tij me statistikat e regjistruara gjatë takimit të sotëm.

 

Empoli “bllokon” Juventusin, Ardian Ismajli vlerësohet si një prej më të mirëve të ndeshjes / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version