Edon Zhegrova e ka nisur për mrekulli sezonin e ri me skuadrën e Lille.

Futbollisti kosovar po kalon në formë shumë të mirë, ku ka shënuar dy gola në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

25-vjeçari në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Slavia Pragës ka dhuruar “show” në stërvitjen e Lille.

Zhegrova ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga një pozitë tepër e vështirë.

Edon Zhegrova shënon gol spektakolar në stërvitje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version