minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
LAMM: Rritet frekuenca e makinave në disa pika kufitare - Shqiperia.info

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

“Në vendkalimet kufitare “Bogorodicë”, “Dojran” dhe “Tabanovcë” ka frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”.

“LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë”, thonë nga LAMM.

Share.
Exit mobile version