minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Drita me fitore në Islandë shpresë për kalimin tutje në Ligën e Konferencës - Shqiperia.info

Skuadra e Dritës e ka nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës, me fitore si mysafire ndaj skuadrës islandeze, Breidablik, me rezultat 2:1, në rrethin e dytë kualifikues të kësaj gare.

Për fitoren e Dritës u përkujdesen Arb Manaj dhe Veton Tusha, me golat e shënuar në minutat 3’, përkatësisht 23’, teksa golin e vetëm për vendasit e realizoi Isak Thorvaldsson, në minutën 71’.

Drita në minutat e fundit luajti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Besnik Krasniqit, por përkushtimi i futbollistëve gjilanas për ta mbrojtur epërsinë në minutat e mbetur ishte maksimal.

Përgëzime për futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozët ‘Intelektualët’ për këtë fitore.

Urojmë që në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, FC Drita do të arrijë ta menaxhojë epërsinë e ndeshjes së parë dhe do të kualifikohet tutje.

Drita me fitore në Islandë shpresë për kalimin tutje në Ligën e Konferencës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version