
Skuadra e Dritës nga Gjilani ka fituar titullin kampion për sezonin 2024/25, edhe pse kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u luajtur deri në fund të sezonit, shkruan Reporteri.net.
Titullin Drita e fitoi edhe matematilisht pas fitores të sotme me rezultat minimal 1-0 ndaj Llapit.
Golin e fitores për gjilanasit e shënoi Iljasa Zulfiu në minutën e 83-të të takimit.
Drita ka 69 pikë në pozitën e parë në tabelë. /Reporteri.net/.
Drita është kampione e Superligës së Kosovës në futboll / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.