Ekipi i Coventry ka arritur ta dërgojë ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA në vazhdime duke zhbërë epërsinë prej 3 me 0 nga Manchester Unitedi.

Ekipi nga Championshipi bëri mrekullinë teksa Unitedi tregoi edhe një herë në formën e dobët të cilën ka kaluar gjatë tërë sezonit.

Golat për Unitedin i realizuan Scot McTominay, Harry Maguire dhe Bruno Fernandes.

Coventry u kthye në lojë me golat e Sims, O’Hare dhe Wright.

Tashmë kanë nisur vazhdimet e gjysmëfinales.

Fituesi i këtij dueli do të përballet me Manchester Cityn në finale.

Drama në Wembley, një prej gjysmëfinaleve më të mira të Kupës FA / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version