Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka dhënë dritën jeshile për kërkesën e Villarrealit dhe Barcelonës.

Dy klubet kanë rënë dakord që ndeshja e kampionatit të këtij viti të mos luhet në stadiumin “La Cerámica”, por në Miami.

Ky vendim është një hap i madh për futbollin spanjoll, pasi synohet të zgjerohet audienca e La Ligas në tregun amerikan.

Pas miratimit të RFEF-së, dosja do t’i kalojë UEFA-s për shqyrtim.

Më pas, UEFA duhet të nisë procedurat me FIFA-n për të marrë lejen zyrtare për zhvendosjen e takimit.

Për të realizuar këtë projekt, pëlqimi duhet të vijë edhe nga Federata Amerikane e Futbollit dhe konfederata CONCACAF.

Takimi mes Villarrealit dhe Barcelonës është planifikuar për 20 dhjetor dhe, nëse ndodh, do të jetë ndeshja e parë e La Ligas që luhet jashtë Spanjës në histori.

Do të ndodhë për herë të parë në histori, Barcelona do të luaj një ndeshje të La Ligas në ShBA / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version