Klubi i Torinos ka publikuar momentet nga dita e parë si Granata të mesfushorit Kristjan Asllani. Lojtari kuqezi tregon se ai është i kënaqur me numrin 32 që do të mbajë në fanellë.

“Mora numrin 32, pasi të tjerët ishin marrë të gjithë. Mua më pëlqen numri 23, por ishte i marrë! Mendova edhe për numrin 44 që e kishte marrë Ismajli, e prandaj zgjodha 32, që është i kundërt me 23.”

Lojtari 23-vjeçar në vazhdim iu drejtua hapësirës ku ndodhet reparti mjekësor për të kryer vizitat e nevojshme.

Në vazhdim, provat me fanellën dhe fotografitë e para si Granata. Nuk mungoi as edhe një lojë bilardo.

Në vazhdim, futbollisti u takua me drejtorin sportiv Davide Vagnati dhe trajnerin Marco Baroni.

Në fund, një vizitë në të gjitha ambientet e qendrës sportive, përfshirë edhe palestrën e klubit Granata.

Dita e parë e Kristjan Asllanit te Torino / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version