minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Dita e Kosovës, Dardanët presin fitore ndaj Islandës - Shqiperia.info

Kombëtarja e Kosovës do të rikthehet sot në aksion për ta zhvilluar ndeshjen e “play-off”-it të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.

Dardanët janë grumbulluar që nga e hëna nën urdhrat e trajnerit Franco Foda, ndërsa janë të gatshëm për duelin e sontëm.

Me disa mungesa, sidomos ajo e Edon Zhegrovës, Verdhekaltrit synojnë ta sigurojnë një avantazh ndaj islandezëve në shtëpi para ndeshjes së dytë, e cila do të luhet të dielën mbrëma në Murcia të Spanjës.

Selektori Foda i ka parë gjasat 50 me 50, por nuk e ka fshehur dëshirën për të dalë triumfues ndaj islandezëve, për ta siguruar në këtë rast eventualisht ngritjen në Ligën B të Ligës së Kombeve nga edicioni i ardhshëm.

Nga ana tjetër, edhe islandezët kanë ardhur në tokën Dardane me ambicien e qartë për të dalë fitues.

Vedat Muriqi me shokë do të llogarisin edhe në mbështetjen e tifozëve të zjarrtë kosovarë, të cilët gjithmonë i kanë qëndruar prapa ekipit.

Ndeshja mes Kosovës dhe Islandës do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

Këto dy ndeshje, por edhe miqësoret e qershorit do të jenë një pasqyrë për trajnerin Foda për ekipin që do ta ndërtojë për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, të cilat Kosova do t’i nisë në muajin shtator.

Dita e Kosovës, Dardanët presin fitore ndaj Islandës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version