minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Diogo Jota do të varroset nesër në vendlindjen e tij, aty ku para dy javëve u martua - Shqiperia.info

Varrimi i yllit të Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllait të tij, do të mbahet nesër në orën 16:00, vetëm një ditë pasi humbën jetën në një aksident rrugor.

Ceremonia do të zhvillohet në São Cosme, në qytetin e tij të lindjes, Porto, në veri të Portugalisë.

Pikërisht aty ku para vetëm dy javësh, 28-vjeçari u martua me të dashurën e fëmijërisë, Rute, në një ceremoni katolike të mbushur me familjarë dhe miq të afërt.

Pasditen e sotme, disa makina funerale janë parë duke mbërritur në një shtëpi funerale në qytetin spanjoll Puebla de Sanabria, në veriperëndim të Spanjës, ku trupat e tyre u dërguan pas aksidentit tragjik.

Diogo Jota do të varroset nesër në vendlindjen e tij, aty ku para dy javëve u martua / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version