Ulëset e stadiumit të qytetit të Lipjanit janë dëmtuar nga disa të rinj teksa kryetari ka dënuar veprimin e tyre.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka publikuar edhe videon në të cilën shihet një i ri duke i thyer me shqelm ulëset e stadiumit.

Ahmeti ka thënë se ruajtja e aseteve dhe investimeve publike është detyrë e të gjithëve dhe se huliganizmi dhe dëmtimi i pasurisë shtetërore është i dënueshëm.

“Kërkohet ndërgjegjësim i përbashkët për t’u kujdesur për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe investimeve publike”, ka thënë Ahmeti.

Dëmtohen ulëset e stadiumit në Lipjan / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version