minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Dembele apo Yamal? Busquets “e voton” Topin e Artë - Shqiperia.info

Ousmane Dembélé kundër Lamine Yamal. Kanë mbetur më pak se një muaj nga ceremonia e Parisit, ku do të vendoset Topi i Artë 2025.

Reflektorët janë ndezur në drejtim të dy favoritëve më të mëdhenj” sulmuesi francez, protagonist absolut me Paris Saint-Germainin dhe ylli i lindur i Barcelonës.

Ish-futbollisti “Blaugrana” duket lehtësisht përpara në garë, mbi të gjitha pas triumfit në Ligën e Kampionëve, trofe që shpesh peshon në mënyrë vendimtare në zgjedhjet e jurisë.

Yamal, megjithatë, e zbaviti Evropën me paraqitjet e tij, duke u bërë vetëm tash 18 vjeç, ndërsa është simbol i epokës së re të Barçës.

E për ta zgjedhur më të mirin është përkujdesur Sergio Busquets, i cili u pyet rreth fituesit të këtij trofeu për sivjet.

Mesfushori i Inter Miamit e zgjodhi ish-futbollistin e Barcelonës, i cili sipas tij e meriton Topin e Artë.

“Dembele ka qenë më i miri ndaj të tjerëve dhe e ka pasur më së shumti vazhdimësinë. E dimë se çfarë lojtari është, diferencën që mund ta bëjë dhe për atë që është në gjendje ta ofrojë. Edhe disa djem të Barcelonës do ta meritonin, prandaj unë nuk e di se çka do të vendosin ata që do të votojnë”, deklaroi Busquets.

Dembele apo Yamal? Busquets “e voton” Topin e Artë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version