minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Del video nga momenti kur tifozët e Realit e fyejnë në baza racore Lamine Yamal - Shqiperia.info

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ishte shënjestër e ofendimeve raciste nga tifozët e Real Madridit gjatë El Clasicos së mbrëmshme.

Katalanasit e mposhtën rivalin e tyre më të madh me rezultat 4:0 dhe arritën një fitore bindëse, ndërsa e reja Lamine Yamal ishte cak i ofendimeve raciste nga tifozët e Los Blancos.

Yamal shënoi golin e tretë për Barcelonën pas një asistimi të Raphinhas, pas së cilës ai e festoi golin para tifozëve të Realit të cilët nuk reshtin së sharë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, dëgjohen tifozët e Realit duke e ofenduar në baza raciste yllin e Barcelonës.

“Shko shisni palloma në semafor” ishte vetëm njëra nga shumë ofendimet në baza racore që i bënë sulmuesit spanjoll.

Real Madridi ka lëshuar një komunikatë ku ka dënuar ashpër thirrjet raciste siç bëri njësoj edhe faqja zyrtare e La Ligas.

Del video nga momenti kur tifozët e Realit e fyejnë në baza racore Lamine Yamal / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version