Mesfushori i talentuar shqiptar, Ardon Jashari, vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve europiane, por çmimi i lartë i vendosur nga Club Brugge mund të ndryshojë rrjedhën e merkatos.
Mediumi zviceran Blick Sport ka konfirmuar raportimet nga mediat belge, duke bërë të ditur se klubi belg nuk është i gatshëm të ulet në negociata për një shumë më të ulët se 40 milionë euro për kartonin e mesfushorit 22-vjeçar.
Kjo kërkesë e lartë ka bërë që disa prej pretendentëve për firmën e Jasharit të tërhiqen, mes tyre edhe Milan, që nuk mund të përballojë një investim të tillë në këtë fazë.
Sipas të njëjtave burime, nuk përjashtohet mundësia që Jashari të qëndrojë edhe një sezon tjetër te Club Brugge, ku është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Club Brugge kërkon 40 milionë euro për Ardon Jashari, Milan tërhiqet nga gara / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.