E ardhmja e Jack Grealish duket gjithnjë dhe më lart Manchester City-t. Sulmuesit i është bërë e ditur se duhet të gjejë një skuadër të re, pasi nuk bën pjesë në planet e stafit teknik.

Pavarësisht shumës së madhe të shpenzuar në vitin 2021 për ta afruar nga Aston Villa, “qytetarët” janë gati ta lënë të largohet, qoftë edhe në formë huazimi.

Për momentin janë dy klube nga Premier League, që kanë shprehur interes serioz për shërbimet e sulmuesit anglez.

Bëhet fjalë për West Ham dhe Everton, klube që kanë kontaktuar City-n, për të marrë Grealish. Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare, për një lëvizje të mundshme të futbollistit.

City e nxjerr në shitje, dy klubet e Premier League synojnë Grealish / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version