
Skuadra angleze Chelsea ka mposhtur në finale me rezultat 3-0 ekipin francez Paris Saint-Germainin dhe ka fituar Kupën e Botës për Klube, shkruan Reporteri.net.
Loja u përfundua nëpjesën e parë kur ekipi anglez shënoi 3 golat , dy herë përmes Palmer, dhe një gol të Joao Pedros që në fund doli të jetë rezultat final, pasi në 45-minutat e dytë francezët nuk arritën të kthehen në lojë.
Chelsea e ka fituar për herë të dytë Botërorin e klubeve. Për herë të parë e fitoi në vitin 2021, në formatin e vjetër.
Formati i ri, me plot 32 skuadra, është prezantuar këtë vit. /Reporteri.net/.
Chelsea mposht 3-0 PSG-në, fiton Botërorin e klubeve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.