minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Çfarë do të ndodhë me Klopp, në Gjermani zbulojnë të ardhmen e trajnerit - Shqiperia.info

Çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Jurgen Klopp pas largimit nga Liverpooli në fundin e sezonit? Atë e di vetëm trajneri 56-vjeçar, por në Gjermani i kanë idetë e qarta.

“E dua Liverpoolin, qytetin dhe tifozët, por nuk kam më energji”, u shpreh Klopp në deklaratën që shokoi Premier League, por jo vetëm.

Një ndër më të mirët në botë në profesionin e tij, qëndron në stolin e The Reds prej 8 tetorit të vitit 2015.

Shtypi sportiv gjerman shkruan se Klopp mund të vendosë të jetë sërish pjesë e Bundesligës. Dhe mund të bëjë një rikthim romantik te Borussia Dortmund.

Ose të emërohet trajneri i Bayern Munich. Por, mundësi konkrete është edhe marrja e drejtimit të kombëtares gjermane pas përfundimit të Euro 2024.

Me objektivin dhe ëndrrën e fitimit të Kupës së Botës, që “Pancerave” u mungon prej vitit 2014, kur skuadra e Joachim Low triumfoi në Botërorin e Brazilit.

Gjithsesi, në Gjermani bëjnë të ditur se Klopp mund të vendosë përfundimisht tërheqjen nga roli i trajnerit. Edhe pse një opsion i tillë është pothuajse i pabesueshëm.

Me teknikun e Liverpoolit që mund të mjaftohet me një vit pushim për t’u rinisur më pas me futbollin e tij “Heavy Metal” në Gjermani, Spanjë ose Itali.

Çfarë do të ndodhë me Klopp, në Gjermani zbulojnë të ardhmen e trajnerit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version