minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Carvajal afër të bëhet legjendë, objektivi i radhës ta kalojë Modricin - Shqiperia.info

Real Madridi e mbylli një epokë të artë dhe e hapi një kapitull të ri.

Pas largimit të Luka Modricit, simbol i tranzicionit është Dani Carvajal: i fundit i një gjenerate të papërsëritshme, i cili sot i udhëheq “Los Blancos” si kapiten.

Në moshën 33 vjeçare, i rikthyer nga një lëndim i rëndë në gju, mbrojtësi i djathtë spanjoll e ka një objektiv të dyfishtë përpara vetes: që ta rikthejë pozitën e titullarit dhe mbi të gjitha, ta shkruajë emrin e tij në histori të klubit.

Pas 227 ditësh ndalese, Carvajal u rikthye në fushë në humbjen nga Paris Saint-Germain në Botërorin e Klubeve, duke i luajtur 19 minutat e fundit.

Forma e tij fizike është ende larg asaj optimale, por me trajnerin Xabi Alonso llogarit ta gjejë ritmin e duhur në prag të sezonit të ri.

Me 27 trofe të fituar, Carvajal është veç një larg 28 trofeve të Luka Modricit, i cili është futbollisti më i trofeshëm në histori të Real Madridit.

Një tjetër triumf do t’ia mundësonte që ta gjente veten në olimpin madrilen.

Prapa tij gjenden Federico Valverde e Vinicius Junior me nga 14 trofe, të cilët janë shumë larg për një kalim të mundshëm të tij.

Në mesin e fituesve më të mëdhenj në Evropë, në nivelin evropian, Carvajal është tashmë futbollisti i shtatë me më së shumti tituj të fituar në një klub të vetëm.

Përpara tij janë emrat si (31), Iniesta e Busquets (32), Messi (35) dhe rekordmeni Ryan Giggs (36 me Manchester United)./Express

Carvajal afër të bëhet legjendë, objektivi i radhës ta kalojë Modricin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version