
Kombëtarja shqiptare u ndal ndaj Serbisë mbrëmjen e sotme me një barazim pa gola në “Air Albania”. Armando Broja doli në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit.
“Jemi të mërzitur sepse kemi pasur shumë raste të bëjmë gola dhe të merrnim tre pikë në këtë ndeshje të rëndësishme për ne. Jemi në një grup të vështirë. Sot kemi luajtur një ndeshje shumë të bukur, por vetem goli na ka munguar sot, të gjitha aspektet e tjera ishin në rregull.
Kam luajtur edhe qëndror edhe krah, por trajneri më tha që ka për të pasur hapësira tek Serbia. Krijuam disa raste, por siç e thashë vetëm goli na ka munguar. Trajneri është ai që vendos gjithmonë. Duhet të bëjmë gola, këtë detyrë ka sulmuesi. Unë jam një lojtar që kam qejf të bëj gola, njerëzit mund të thonë shumë gjëra, por unë jam i pari që dua të shënoj dhe të fitojmë ndeshjen.
Duhet të ecim përpara, ka gjëra që ndodhin, normalisht që duhet të bëj gola. Në atë moment kur je në sprint, është një tension. Kam qenë jashtë futbollit për shumë kohë, goditjet prekjet e topit vijnë me kohën. Pata shanc të godisja portën, por në atë moment iku koha shumë shpejt. Petrovic më tha që keni luajtur një ndeshje shumë të bukur, më tha që jeni një ekip shumë i fortë. Jemi pjesë e Chelsea dhe kemi folur edhe për sezonin. Të ardhmen? Nuk e di akoma”, u shpreh Broja.
Broja: Petrovic më tha që keni luajtur një ndeshje shumë të bukur dhe se jemi ekip i fortë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.