Drejtuesit e Betis po bisedojnë me atë të Inter për Kristjan Asllanin.
Palët patën një tjetër takim të enjten në Milano. Klubi italian synon që ta shesë përfundimisht mesfushon shqiptar, pasi e vlerëson si të vetmen mundësi. Më pas spanjolët duhet të bindin Kristjan Asllanin që t’i bashkohet.
Interesim për Asllanin kohët e fundit ka patur edhe Bologna.
Futbollisti i Kombëtares është në kontratë me Inter deri në 30 qershor të 2028, por aktivizimi i pakët me këtë skuadër mund të sjellë largimin e tij drejt një ekipi tjetër.
Nga Kuqezinjtë ka patur një tjetër lëvizje me Alen Sherrin, i cili është huazuar me të drejtë blerje nga Calgliari te Frosinone.
Portieri i Kombëtares u transferua sezonin e kaluar në Serie A, ku luajti 7 takime dhe tani do të jetë pjesë e Serie B ku do të ketë më shumë mundësi aktivizimi.
Betis kërkon me ngulm Asllanin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.