Besa Famgas ka mposhtur Kastriotin në ndeshjen e tretë gjysmëfinale për të shkuar në finale për titullin e kampionit në hendboll.

Ndeshja e zhvilluar në Pejë përfundoi me rezultat 34-33.

Të shtunën, Kastrioti mposhti Besën në Ferizaj në ndeshjen e dytë. Të parën e kishte fituar Besa.

Ndërkaq, në finalen e parë, Besa i shkon Rahovecit më 25 maj. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 19.

Besa mposht Kastriotin për të prekur finalen e ligës në hendboll / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version