Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha është larguar përfundimisht nga Akhmat Grozny.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Premier League e Rusisë.

Pas tetë vjetësh, Berisha largohet nga skuadra e Akhmatit, ku luajti 199 ndeshje, shënoi 28 gola dhe bëri 23 asiste.

Berisha tani është i lirë të filloj bisedimet me ndonjë skuadër të re. E që tashmë ka disa oferta në tavolinë për të.

Bernard Berisha largohet nga Akhmati i Rusisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version