minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Beckenbauer ishte dekoruar me çmimin Ambasador Nderi i Kosovës - Shqiperia.info

Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv, Beckenbauer ishte aktivizuar në pozitën e qendërmbrojtësit dhe paraqitjet e tij të shkëlqyera në atë kohë, e gravuan emrin e tij si njëri ndër më të mirët në histori të futbollit.

Jo shumë persona mund ta dinë por, Beckenbauer shumë vite më parë ishte dekoruar me çmimin Ambasador Nderi i Kosovës.

Këtë çmim për legjendën gjermane e kishte ndarë presidenti i atëherëshëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një ceremoni zyrtare të mbajtur më datë 4 mars 2011.

Ky çmim i ishte dhënë Beckenbauerit për kontributin e madh që ai kishte dhënë për integrimin e futbollit kosovar në UEFA dhe në FIFA.

Beckenbauer ishte dekoruar me çmimin Ambasador Nderi i Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version