minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
BBC “tallet” me Ronaldon, e quan “Misstiano Penaldo” - Shqiperia.info

Cristiano Ronaldo tregoi edhe një herë të gjitha emocionet e tij në fushën e futbollit, por edhe gjithë pasionin që mbart me vete në moshën 39-vjeçare.

Kapiteni i Portugalisë ka fituar pothuajse gjithçka që mundi në karrierën e tij, duke përfshirë një titull të Kampionatit Evropian, por penalltia e humbur kundër Sllovenisë e bëri atë të ndihej jashtëzakonisht fajtor dhe të paaftë për t’u përballur me emocionet e tij.

Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot nga nervozizmi dhe duhej të ngushëllohej nga bashkëlojtarët e tij, por ndonëse lotët në fund u zëvendësuan nga një buzëqeshje, portugezi u sulmua nga televizioni më i famshëm britanik.

BBC gjatë analizës së tyre pas ndeshjes nuk tregoi klas dhe vendosi të tallet me kapitenin legjendar portugez, të cilin e quajti “Misstiano Penaldo”.

BBC “tallet” me Ronaldon, e quan “Misstiano Penaldo” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version