
Bayern Munichu raportohet se i ka caktuar një afat se deri kur duhet të vendosë për të ardhmen e tij mbrojtësi i krahut, Alphonso Davies.
Kanadezi ka shkëlqyer me klubin gjerman, duke fituar pesë tituj të ligës dhe një të Ligës së Kampionëve.
Mirëpo ai është duke shqyrtuar opsionet e tij, teksa Real Madridi besohet se ka kontaktuar me të dhe është i gatshëm të nisë bisedimet për transferimin e tij gjatë verës.
Ndërkaq, Bayerni dëshiron që ta mbajë atë në ekip dhe i ka informuar agjentët e tij se duhet të ketë një përgjigje për kontratën e re brenda shtatë ditësh.
Bayerni i ka ofruar ngritje të pagës dhe qëndrim deri në vitin 2029.
Bayerni i cakton afat Daviesit për të vendosur të ardhmen / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.