Jules Kounde do të jetë pjesë e Barcelonës edhe për saezonet e ardhshme. Mbrojtësi i djathtë ka treguar paraqitje të shkëlqyera dhe katalanasit do e shpërblejnë.
Sipas asaj që raportohet nga “L’Equipe”, Barcelona dhe Kounde kanë arritur marrëveshjen, për rinovimin e kontratës.
Bëhet fjalë për zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2030. Nëpërmjet kësaj kontrate, Barcelona “blindon” një nga titullarët e padiskutueshëm të ekipit.
Kounde u bashkua me katalanasit në vitin 2022 nga Sevilla dhe është kthyer në një pikë kyçe për trajnerin Hansi Flick.
Barcelona rinovon kontratën e Kounde / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.