
Barcelona ka shënuar fitore ndaj Real Madridi me rezultat 4-3 në kuadër të ‘El Clasico-s’ e vlefshme për xhiron e 35-të.
Lojtari i vetëm në nivel te madrilenët ishte Kylian Mbappe i cili shënoi tre golat për ekipin e tij, por që ishin të pamjaftueshëm për të evituar humbjen.
Kurse golat për vendasit i shënuan Raphina dy gola, Yamal dhe Eric Garcia.
Barcelona mori fitoren që i afron shumë te titulli kampion pasi ka 85 pikë në vendin e parë, ndërsa Real Madridi si i dyti ka 75 pikë. /Reporteri.net/.
Barcelona fiton ‘El Clasico-n’ ndaj Realit, i afrohet titullit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.