
Barcelona ka rënë dakord për kushtet personale me Dani Olmon, raporton Gerard Romero.
E vetmja gjë që mungon është marrëveshja me RB Leipzig.
Deco po punon fort për të negociuar tarifën me klubin gjerman.
Leipzig refuzoi ofertën e parë të Barcelonës për spanjollin, duke e quajtur atë “qesharake”.
Katalanasit do të dalin me një ofertë të re së shpejti.
Mesfushori sulmues shënoi 13 gola në 25 paraqitje për RB Leipzig sezonin e kaluar, duke performuar gjithashtu shumë mirë në Euro 2024.
Dani Olmo ishte pjesë e La Masia nga 2007 deri në 2014.
Barça afër marrëveshjes me Dani Olmon / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.