Ballkani ka fituar Kupën e Kosovës për herë të parë në historinë e klubit, duke mbyllur sezonin me dy trofetë e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ballkani mposhti Prishtinën pas penalltive, duke realizuar katër sosh, ndërkaq kryeqytetasit realizuan vetëm dy penallti.

Ndeshja pas vazhdimeve kishte përfunduar me rezultat 2 me 2.

Me këtë rezultat, Prishtina mbetet jashtë kualifikimeve për garat Evropiane, ndërkaq sivjet do të marrin pjesë Llapi dhe Malisheva.

Klubi i Llapit do të marrë pjesë në kualifikimet për Ligën e Evropës ndërkaq Malisheva do të tentojë kualifikimin për në Ligën e Konferencës.

Ballkani fitues i Kupës së Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version