
Ballkani ka realizuar fitore me rezultat 2 me 1 ndaj Santa Colomas për ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ishte Bernard Karrica i cili realizoi në minutën e 89 për rezultatin 2 me 1.
Në pjesën e parë ishte Lindon Emërllahu që nga penalltia realizoi për golin e barazimit ndaj skuadrës nga Andorra.
Ndërkaq, Ishte El Ghzaoui që pas një gabimi në pasim në mesfushë, mori topin dhe nga zona e rreptësisë mposhti portierin Enea Koliçi për rezultatin 1 me 0.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ballkani fiton në Andorra, epërsi të lehtë për ndeshjen e kthimit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.