minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ballkani e Dukagjini shënojnë fitore - Shqiperia.info

Ballkani ka fituar tre pikë të reja pasi ka mposhtur Feronikelin ’74, me rezultat 3-1, të dielën në Suharekë.

Hamid (53’) dhe dygolësh nga Giovanni (82’, 89’), i dhanë fitoren vendasve, kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Shabani (65’).

Pas kësaj fitore, Ballkani kryeson tabelën me shtatë pikë, derisa Feronikeli ’74 ende nuk ka asnjë pikë.

Ndërsa fitoren e parë në këtë sezon të garave e ka shënuar Dukagjini i Klinës që udhëhiqet nga Ismet Munishi që mundi Gjilanin, me rezultat 2-1.

Millaku (30’) dhe Merlaku (48’), shënuan golat për vendasit, derisa golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Kqiku (9’). /Reporteri.net/.

Ballkani e Dukagjini shënojnë fitore / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version