minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Arsenali eliminon Realin, në gjysmëfinale përballet me PSG-në - Shqiperia.info

Te Real Madridi dhe te tifozët e kësaj skuadre kanë besuar shumë në përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë me Arsenalin.

Por rikthimi i madh nuk ishte as afër. Madje nuk kishte as shenja të një rikthimi.

Të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi pësoi nga Arsenali me rezultatin 2:1. Dhe kështu Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultatin e përgjithshëm 5:1.

Londinezët kishin fituar 3:0 në “Emirates”.

Arsenali në gjysmëfinale do të përballet me PSG-në, ndërsa Liga e Kampionëve do të ketë fitues të ri.

Kampion i edicionit të kaluar ishte Real Madridi.

Ndeshja e së mërkurës mbrëma kishte disa episode interesante.

Në minutën e 13-të, Bukayo Saka humbi penallti për Arsenalin. Ai gjuajti plogësht, në stilin “panenka”, por Thibaut Courtois priti goditjen e tij.

Nuk vonoi shumë dhe u dha penallti për Real Madridin. Penalltia u akordua për kapje ndaj Kylian Mbappes. Pas rishikimit prej katër minutash të situatës në VAR, penalltia u anulua nga arbitri.

Pjesa e parë nuk dha gola.

Në minutën e 65-të Bukayo Saka shënoi për 1:0 në të mirë të Arsenalit. Ai finalizoi bukur.

Menjëherë në minutën e 67-të Vinicius Junior shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Arsenalit dhe shënoi për 1:1.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte 1:1, Gabriel Martinelli shënoi për fitoren 2:1 të Arsenalit. Ai realizoi në minutën e tretë shtesë për fund të qetë të ndeshjes në stadiumin ikonik të Madridit.

Arsenali eliminon Realin, në gjysmëfinale përballet me PSG-në / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version