Shkëndija e Tetovës ka regjistruar një arritje historike. Për herë të parë, kuqezinjtë janë kualifikuar në turin e tretë të Champions League.

Pas fitores minimale në ndeshjen e parë në Shkup, tetovarët triumfuan edhe në ndeshjen e kthimit ndaj rumunëve të FCSB, me rezultatin 2-1, për të prerë biletën më tej.

Golat për Shkëndijën u shënuan nga Latifi në pjesën e parë dhe Kristevski në minutat e fundit.

Fitorja merr rëndësi të veçantë për kampionët e Maqedonisë së Veriut, pasi kanë siguruar minimalisht grupet e Conference League.

Nëse tetovarët eliminohen në turet e ardhshme, atëherë grupet e Conference League janë të siguruara, sipas rregullores.

Shpjegimi: Nëse Shkëndija eliminohet në trurin e tretë të Champions League, do të shkojë në “play off” të Europa League dhe në rast se bie nga aty, do të shkojë në grupet e Conference League.

Megjithatë, Shkëndija do të kërkojë të shkojë sa më larg në këtë rrugëtim të saj.

Arritje historike: Shkëndija fiton në Champions dhe siguron fazën e grupeve në Evropë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version