Armando Broja është një nga lojtarët më të përfolur të kombëtares shqiptare, i cili shpesh herë ka “ngritur peshë” zemrat e tifozëve me golat në fushën e blertë.
Kartonin e tij e zotëron ende një klub i madh si Chelsea, por ky sezon mund të quhet një dështim për të, kjo edhe për shkak të dëmtimeve, ku huazimin tek Everton, jo vetëm që e mbylli pa asnjl gol, por edhe pa asnjë gjuajtje në kuadrat.
Megjithatë jeta personale përtej futbollit, duke se po i shkon “vaj”. Pasi është ndarë nga influencerja britanike, Jade Alyssa Wills, Broja nuk ka vonuar për të rigjetur dashurinë, e cila i kishte munguar gjatë kohës që ishte “single”.
Aktualisht ai është në një romancë me një vajzë shqiptare me origjinë nga Përmeti të quajtur “Sindi” dhe këtë gjë e konfimroi edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.
Broja tha se deri më tani nuk i ka dedikuar asnjë gol asaj, por shpreson që këtë gjë ta bëjë në të ardhmen.
“Unë akoma nuk i kam dedikuar një gol një vajze, por Inshallah të mundem që t’i dedikoj sa më shumë gola vajzës sime që kam tani”, ka deklaruar ai.
Armando Broja konfirmon lidhjen me vajzën nga Përmeti: Ishalla i dedikoj shumë gola / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.