
Carlo Ancelotti ka zhvilluar seancën e tij të parë stërvitore me ekipin kombëtar të Brazilit.
Në seancën stërvitore munguan dukshëm tre lojtarë që luajtën në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën e kaluar: mbrojtësit Beraldo dhe Marquinhos nga PSG, së bashku me mbrojtësin e majtë Carlos Augusto nga Interi.
Ancelotti do të debutojë zyrtarisht si trajner për Brazilin të enjten, më 5 qershor, në një ndeshje vendimtare kualifikuese për Kupën e Botës kundër Ekuadorit.
Aktualisht, Brazili renditet i katërti në renditjen kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026, me 21 pikë. /KlanKosova
Ancelotti zhvillon seancën e tij të parë stërvitore me Brazilin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.