Sot shpallet fituesi i “Topit të Artë”, me ceremoninë që po mbahet në Paris.
“Topi i Artë” i jepet futbollistit më të mirë në botë dhe ndahet nga revista franceze “France Football”.
Trajneri më i mirë i vitit është shpallur italiani, Carlo Ancelotti.
Ancelotti ka fituar Superkupën e Spanjës, La Liga dhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin sezonin e kaluar.
Ndryshe, Topin e Artë për herë të parë “France Football” e organizon së bashku me UEFA-n.
Janë tri kritere kryesore që vendosin: paraqitja individuale, karakteri vendimtar dhe mbresëlënës; performanca dhe arritjet e ekipiut; klasi dhe loja e ndershme.
Gazetarë të specializuar sportivë nga 100 vendet më të ranguara në FIFA vendosin për fituesin. Secili vend e ka nga një përfaqësues.
Nominimin e 30 më të mirëve e ka bërë France Football së bashku me disa palë të tjera.
Ancelotti shpallet trajneri më i mirë i vitit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.