minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Amir Rrahmani para ndeshjes me Qipron: Vetëm fitorja na kryen punë - Shqiperia.info

Kombëtarja e Kosovës nesër zhvillon ndeshjen e dytë në UEFA Nations League si mysafir kundër Qipros.

Kapiteni Amir Rrahmani dhe trajneri Franco Foda u paraqiten në konferncë për media.

Rrahmani tha se se Kosovës vetëm fitorja nesër i kryen punë, shkruan Reporteri.net.

“Ndeshja e nesërme është e rëndësishme për ecurinë tonë për shkak që na jep shans dhe shpresa për kualifikim deri në fund. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe vetëm fitorja na kryen punë”, u shpreh Amir Rrahmani.

Kurse trajneri Foda tha se kanë analizuar ndeshjet e Qipros, dhe se është ekip i fortë.

“Kemi analizuar ndeshjet, edhe fitoren e fundit ndaj Lituanisë, është një ekip i fortë. Ka lojtarë të mirë dhe të fortë, do të shohim se çka do sjellë ndeshja“, tha Foda.

Kujtojmë që ndeshjen e parë, Kosova u mposht në shtëpi ndaj Rumanisë me rezultatin e thellë 0:3

Amir Rrahmani para ndeshjes me Qipron: Vetëm fitorja na kryen punë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version