
Napoli mbrëmë fitoi titullin e kampion në Itali. Një moment tejet i veçantë ndodhi pas fitores titullit të katërt në histori të Serie A.
Gjatë konferencës për shtyp, ndërsa trajneri Antonio Conte po fliste për triumfin historik, ndërsa kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, e ndërpreu papritur konferencën dhe mori vetë fjalën.
Mes duartrokitjeve dhe buzëqeshjeve, Rrahmani u ngrit në këmbë dhe nisi këngën e kampionëve, ku shumë shpejt iu bashkua edhe Conte.
Të dy së bashku e kthyen sallën e konferencës në një festë të vërtetë, duke treguar unitetin dhe emocionin që mbretëronte në skuadër pas arritjes së madhe.
Amir Rrahmani e ndërprenë konferencën e Contes dhe bëhet viral në festën e Napolit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.