minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Albion Rrahmani shkëlqen, Kosova merr fitore ndaj Ishujve Komore - Shqiperia.info

Kombëtarja e Kosovës ka arritur të marrë edhe fitoren e dytë në muajin qershor, të dyja në kuadër të miqësoreve.

“Dardanët” kanë fituar me rezultat prej 4-2 ndaj Ishujve Komore,.

Mysafirët ishin të parët që shënuan në “Fadil Vokrri”, me anë të Bakari Said në minutën e 12-të.

Pas shtatë minutash, Albion Rrahmani shënoi për golin e barazimit.

Me rezultatin prej 1-1 u mbyll pjesa e parë, teksa në pjesën e dytë u shënuan edhe më shumë gola.

Fillimisht Albion Rrahmani shënoi për golin e dytë personal në minutën e 59-të. 20 minuta më vonë, Rrahmani e kompletoi hattrickun në natën e sontme.

Në minutën e 85-të, megjithatë Ishujt Komore e ngushtuan epërsinë me anë të Said.

Mirëpo, për rezultatin final të ndeshjes u përkujdes Fisnik Asllani, që shënoi për 4-2./Express

Albion Rrahmani shkëlqen, Kosova merr fitore ndaj Ishujve Komore / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version