Sparta Praha ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Sigma Olomouc.

Më meritori për këtë fitore ishte sulmuesi kosovar Albion Rrahmani i cili realizoi golin e vetëm që i dha tre pikët skuadrës së tij.

Rrahmani golin e fitores e shënoi  në minutën e 56-të të takimit.

 

Me këtë fitore Sparta shkon në kuotën e 10 pikëve dhe mban pozitën e tretë në tabelë, por me pikë të barabarta me Zlin dhe Slavia Praha që ndajnë dy pozitat e para.

Për Rrahmanin, kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në kampionat që gjen rrjetën duke konfirmuar formën spektakolare në këtë fillim sezoni.

Albion Rrahmani me formë spektakolare në Çeki, shënon golin e fitores për Spartan / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version